15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVirusi Korona godet turizmin në Ohër,anuloi 10.000 bujtje në Ohër

Virusi Korona godet turizmin në Ohër,anuloi 10.000 bujtje në Ohër

Rreth 10.000 prenotime me mysafirë nga Kina, Koreja e Jugut, Japonia, por edhe Turqia janë anuluar për muajin mars dhe prill për shkak të virusit korona. Gjithashtu, janë anuluar 99% e rezervimeve nga vendet aziatike për muajt e ardhshëm. Situata nuk është aspak e mirë as me rezervimet për pushimet verore nga Holanda dhe Polonia.

Siç afrohet fillimi i sezonit, njerëzit do të kenë frikë të udhëtojnë. Me këtë, do të kemi rënie të turistëve në këtë sezonë – tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Një epidemi mundet tërësisht t’i anulojë të gjitha karakteristikat e mundshme emocionale të turizmit dhe me këtë edhe të turizmit në Ohër. Kjo epidemi do të ketë ndikime ndaj turizmit ku kinezët vijnë në turne të kombinuara në Ballkan – u shpreh Naume Marinoski- profesor i Fakultetit të turizmit.

Në situatë të këtillë, sektori turistik vlerëson se shteti duhet të gjej tregje alternative dhe se kujdes më i madh duhet kushtuar turistëve vendor.

Pres rritje të mysafirëve vendor në Ohër dhe Strugë. Rekomandimet janë që mos të udhëtohet jashtë shtetit dhe kjo do ta ul numrin e mysafirëve. Mendoj që do të rritet numri i mysafirëve vendor pikërisht për këtë arsye -tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Ditëve të fundit janë anuluar grupe me 900 turistë nga Greqia, kështu që, nga 90 autobusët e planifikuar, kanë arritur vetëm disa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments