Në një paraqitje të tij muajin e kaluar, Zaev tha se çdo shtyerje e regjistrimit rrezikon që këtë operacion të mos e realizojmë edhe për 10 vite të tjera dhe një gjë të tillë sipas tij nuk guxojmë ta tolerojmë.
Zoran Zaev 21 SHKURT 2021
Jas veruvam deka…cas poskoro
Zoran Zaev 00:38-01:14 5 MARS 2021
Ne gledam nikakva pricina…da go odlozime
…………..
Zoran Zaev 00:30-00:47 24 MARS 2021
Sega normalno samata pandemija….da ja predzemame odgovornosta site.
………..
Arsye tjetër sipas kreut të Qeverisë për të mos e shtyrë regjistrimin ishin edhe shpenzimet që janë bërë deri më tani. Ai shkoi deri aty sa tha se dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi për shpenzimet e dyfishta nëse shtyhet regjistrimi.
Zorav Zaev: 02:55-03:15 25 MARS 2021
Ako e toa lesnotijata…trosocite se veke napraveni eden golem del
Por të gjitha këto arsyetime të liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev ranë në ujë dje, gjatë takimit me kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Nëse deri dje pandemia ishte vetëm alibi e opozitës, dje u bë arsyeja kryesore në të cilën u thirr Zaev për të vendosur shtyerjen e regjistrimit edhe atë jo për një ose dy muaj, por për mëse pesë muaj.
Zoran Zaev 29 MARS 2021
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Zoran Zaev reteron para kushteve të opozitës maqedonase. Edhe në të kaluarën ai mbahet mend për kompromise të mëdha që vinin në kundërshtim me të gjitha argumentimet e tij paraprake dhe me të gjitha akuzat që i kishte ngarkuar opozitës. Reterimi i djeshëm ngjalli reagime të ashpra në opinion edhe për faktin se ishte sjellë pa bisedime me partitë shqiptare, ndërsa kryetari i Bdi-së, Ali Ahmeti, e kishte miratuar vetëm përmes një bisede telefonike që kishte realizuar me kryeministrin Zoran Zaev.
/SHENJA/