(VIDEO) SINDIKATA: RRETH 70% E KOMUNAVE NUK IA KANË DHËNË ARSIMTARËVE SHTESAT E RROGAVE

37

0% të komunave nuk kanë paguar obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve për punën plotësuese që po kryejnë në kohën e pandimesë, deklaruan Sindikata e Pavarur e Arsimit. Enver Ajdini, nënkryetar i SPASHK-ut, sqaroi se vetëm disa shkolla kanë paguar në formë simbolike, kurse, shumica e tyre nuk kanë paguar asgjë. Ajdini tha se kjo është një qasje joserioze nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat, dhe drejtuesit e shkollave, prandaj, ata si përkrahës të mësuesëve kërkojnë nga institucionet kompetente të hetojnë bllokadat e dërguara tek komunat, në të kundërt paralajmëruan protesta.

Linjë telefonike: Enver Ajdini, nënkryetar i SPASH-IT

“Nëse Ministria e Arsimit, drejtoritë e shkollave, nuk do të marrin masa, neve si sindikatë do të marrim hapat e duhur mirëpo neve jemi sindikatë i cili nuk kemi numër të madh të anëtarëve dhe nuk kemi të drejtën e organizimit të grevave, për atë shkak kemi të drejtën e organizimit të protestave, dhe organizimin e formave të ndryshem radikale për arritjen e qëllimeve tona, ne do të organizojmë gjithçka që është në mundësin tonë vetëm për t’i arritur të drejtat e mësimdhënësve”.

Ndërkaq, ditën e djeshme udhëheqës i njësisë së arsimit në Komunën e Sarajit, tha se MASH nuk ka lëshuar mjete shtesë në institucionin e tyre. Ndërsa, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në komunikatën e tyre theksuan se pagesa për orët plotësuese është detyrë obligative, e paraparë me Ligjin për Marrëdhënie pune.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës që nga muaji tetor të vitit 2020, ka dërguar letër deri tek të gjitha shkollat që  për mësimdhënësit të cilët kryejnë punë më shumë se koha e plotë, duhet të paguhen kontribute shtesë për orë plotësuese, për të cilat sigurohen bllok dotacione për komunat. Në kohën e pandemisë për 2% janë rritur mjetet për bllok dotacion për arsimin fillor dhe atë të mesëm, dhe janë siguruar 122 milionë denarë shtesë, me qëllim të pagesës së vazhdueshme të pagave për orët shtesë të mësuesve. Për më tepër, shpërndarja e fondeve për shkollat është përgjegjësi e vetëqeverisejes lokale”.

Ndër të tjera, autoritetet arsimore kanë bërë të ditur se, ata nuk kanë autorizim të kryejnë  kontrolle në një shkollë për punën plotësuese të mësimdhënësve, sipas tyre, kontrollet dhe mbikqyrjet për zbatimin e Ligjit dhe Marrëdhëniet e Punës kryhen nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.tvshenja