3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) VMRO-DPMNE AKUZON SPASOVSKIN SE I TOLERON MILITANTËT E BDI-SË

(VIDEO) VMRO-DPMNE AKUZON SPASOVSKIN SE I TOLERON MILITANTËT E BDI-SË

Ministria e Brendshme ende nuk ka zbardhur plotësisht rastet e të shtënave në tubimet parazgjedhore të BDI-së, edhe pse xhirimet tashmë disa ditë po qarkullojnë në opinion. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Dimçe Arsovski tha se Ministria e Brendshme ka standarde të dyfishta dhe Oliver Spasovski po i toleron këto vepra penale.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE
“Është e qartë, LSDM dhe Oliver Spasovski kanë kute të dyfishta për qytetarët e Maqedonisë…Siç e shihni edhe vetë, kaluan 3 ditë, LSDM dhe BDI po gjuajnë nëpër tubime partiake në Shkup dhe Tetovë, ndërsa askush nuk e di a janë legale ato armë ose jo, a kanë shtënë njerëz të MPB-së. Nëse arma nuk ka qenë legale, pse nuk është konfiskuar deri tani?”

Nga ana tjetër edhe kryeministri Zaev i bëri thirrje Spasovskit të hetojë dhe të zbardhë deri në fund këto raste. Ai përsëriti se të shtënat me armë zjarri vetëm e dëmtojnë BDI-në, i ulin votat dhe mbështetjen.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Së pari nuk mendoj se kjo i sjell dobi dikujt. Me këtë humben votat, humbet mbështetja, prishet ambienti pozitiv. E dyta, kjo është vepër penale, është shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Me shumë mundësi edhe keqpërdorim i ligjit për armë. MPB tashmë i ka xhirimet, janë publikuar dhe po hetojnë për gjetjen e autorëve”

Videot amatore dëshmojnë se aktivistë të BDI-së, përpara syve të funksionarëve të lartë të partisë, përdorin armë gjatë hapjes së shtabeve partiake në Çair dhe Zhelinë. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments