linku http://shenja.tv/video-vmro-dhe-bdi-behen-bashke-per-vjetersimin-e-lendeve-te-psp-se/
Deputetët e BDI-së përsëri bëhen bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar edhe një ligj tjetër, kësaj here, ndryshimit të kodit penal me të cilën kërkohet që të zgjatet periudha e vjetërsimit të lëndëve për funksionarët shtetëror. Shqyrtimin e ligjit e pamundësuan deputetët e dy partive me moz prezencën e tyre në sallë duke pamundësuar kështu sigurimin e kuorumit të nevojshëm për hapjen e seancës. Kryetari i komisionit për sistem politik, Aleksandar Kiracovski, nuk deshi të gjykojë nëse BDI dhe VMRO-DPMNE kanë pasur marrëveshje, por tha se dy partitë janë bërë pengesë për sjelljen e drejtësisë në vend.
Aleksandar Kiracovski
“Fatkeqësisht ekzistojnë forca politike që paraqesin gurrë pengese dhe frenues të çdo iniciative në aspekt të sigurimit efikas të drejtësisë. Për shkak të tyre sot komisioni për sistem politik ku shqyrtohej nevoja për ndryshimin e kodit penal nuk mundi të mbahej, me çka ju dha edhe një goditje këtij procesi shumë të rëndësishëm në shtetin tonë. Përveç deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në komision nuk mundësuan kuorum edhe deputetët e BDI-së. Nuk mund të them nëse ka pasur marrëveshje mes dy partive, por mund të konstatoj se sjellja e tyre e sotme është tekstualisht pengesë për votimin e ligjeve që mundësojnë proces më efikas gjyqësor dhe nxjerrjen e drejtësisë në shesh”
Siç sqaroi Kiracovski, nga lëndët që aktualisht rrezikojnë të vjetërsohen janë të prekur shumë ish funksionar dhe funksionar të Qeverisë aktuale, por nuk përmendi emra të tyre dhe partive që ju tagojnë. Me ndryshimet e reja propozohet që periudha për vjetërsimin e lëndëve gjyqësore të zgjatet nga dyfish në trefish të periudhës së dënimit që parashihet me ligj. Përveç kësaj propozimi i Kiracovskit parasheh edhe dispozitë shtesë me të cilën, në rastet kur ka vendim gjyqësor në shkallë të parë, atëherë periudha e vjetërsimit të lëndës zgjatet edhe për dy vjetë shtesë.
Arben Zeqiri /SHENJA/