22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ Visar Palloshi: Kontratat e Bilall Kasami rritën borxhin e Komunës së...

VIDEO/ Visar Palloshi: Kontratat e Bilall Kasami rritën borxhin e Komunës së Tetovës


Këshilltari Visar Palloshi nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, ka akuzuar kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami se i njëjti ka rritur borxhin e komunës së Tetovës me kontratat e nënshkruara për të rehatuar militantët e Lëvizjes Besa.

Ai thotë se kjo është arsyeja e vetme se pse Kasami e mban të fshehur borxhin e Komunës dhe nuk e bën publik shumën për të parë qytetarët nëse i njëjti është rritur ose zvogëluar, raporton indeks.mk

Palloshi deklaron për indeks.mk se Kasami nuk është transparent me qytetarët e Komunës së Tetovës edhe pse këtë gjë u ka premtuar atyre në fushatën e zgjedhjeve lokale.

“Ai aspak nuk është transparent nga vet fakti se e mban të fshehur borxhin. Transparencë nuk është vetëm transmetimi “live” i seancave të këshillit, por transparencë nënkupton publikimin e të gjitha kontratave dhe borxhi të bëhen public dhe të gjithë ta kenë informacione se sa është borxhi aktual i komunës së Tetovës”, deklaroi Palloshi.

Shton se Kasamit nuk i mjaftoi që politizoi dhe privatizoi komunën dhe tash po përgatit militantët e tij ti fus edhe në arsim.

Për më tepër, dëgjojeni intervistën e këshilltarit të PDSH-së, Visar Palloshi të dhënë për indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments