10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajme(video) Ushtari amerikan, ish-kryetarit të Leposaviqit: S'jam këtu për negociata

(video) Ushtari amerikan, ish-kryetarit të Leposaviqit: S’jam këtu për negociata

Një numër i qytetarëve serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i tyre është për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës, raporton Kalnkosova.

E për të ‘negociuar’ me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.

“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet ai duke i thënë ai atyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments