10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeNuk shkoi në takim ambasadorit amerikan, Atiq flet për Gazeta Blic

Nuk shkoi në takim ambasadorit amerikan, Atiq flet për Gazeta Blic

Ambasadori i SHBA dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë nisur një takim urgjente me kryetarët e komunave të Veriut, pro që në këtë takim nuk po marrin pjesë dy kryetarët e zgjedhur nga Lëvizja vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi nuk kanë shkuar në takim.

Por në një përgjigje për Gazeta Blic Erden Atiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut ka shpjeguar arsyet e mungesës në këtë takim.

Sipas tij me ambasadorin amerikan dhe përfaqësues të BE do të takohen së shpejti.

Madje Atiq pret edhe bashkëpunim nga SHA dhe BE për punën e tyre në këtë pjese të Kosovës.

Kryetarët e VV’së nuk shkuan në takim me Hovenier, Atiq: Do të takohemi së shpejti

Kryetarët e Vetëvendosjes mungojnë sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier që po mbahet në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaron se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në
Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Atiq në një përgjigje me sms për Blic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments