NJË JETË KUSHTUAR KAUZËS KOMBËTARE
Në Kuvendin Komunal të Tetovës përmes një mbledhjeje komemorative u përkujtua jeta dhe vepra e veprimtarit të madh të kauzës kombëtare, Rafi Halilit. Vepra e tij mbetet monument i kombit shqiptar.
HYDAJET HYSENI – VEPRIMTAR
“Lavdi e përjetshme Rafi Halilit, dëshmorit të gjallë e të pavdekshëm, lavdi edhe për mua, besoj edhe familjes që rriti hero të tillë”
BILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
“Më lejoni që familjes t`i shpreh ngushëllime më të thella e më të sinqerta dhe të lusim Zotin që në botën e amshueshme Rafiun ta shpërblejë me parajsë”
SHPËTIM POLLOZHANI – KRYETAR I SHBPPSH-së
“Gjithë jeta e tij ka qenë luftë për liri dhe bashkim kombëtar”
Në orët e pasditës së të shtunës në varrezat e qyetit të Tetovës u zhvillua edhe ceremonia e varrimit, e cila me vullnetin e familjarëve të të ndjerit, organizimi dhe protokoli i procedurës mortore u zhvillua nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptarë.
QANI NESIMI – MYFTI I TETOVËS
“Nëse dëshirojmë që t`i kontribuojmë kësaj populate dhe të na regjistrojë dikund historia duhet të marrim shembull nga Rafiu sot të cilin e kemi të ndjerë, që pak a shumë të sakrifikojmë që të kemi një argument para gjithë shqiptarëve, para historisë…”
Ndryshe Rafi Halili ndërroi jetë në moshën 72 vjecare pas një sëmundje të rëndë. Tërë jetën e tij e vuri në shërbim për clirim e bashkim kombëtar, betim të cilit i mbeti besnik deri në frymën e fundit të jetës./KlanMacedonia/