8.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKabiniet i Pendarovskit: Asnjë veprim i presidentit nuk ka qenë në kundërshtim...

Kabiniet i Pendarovskit: Asnjë veprim i presidentit nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen me Bullgarinë

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski thonë se asnjë veprim i tij nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Qëndrimi i presidentit Pendarovski është se asnjë veprim i tij deri tani nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të vitit 2017, duke përfshirë edhe takimin me shoqatat qytetare nga Bullgaria”, thonë nga kabineti i presidentit.

Ata shtojnë se presidenti Pendarovski konsideron se secili institucion në dy vendet duhet të japë kontribut në tejkalimin e çështjeve të hapura dhe se në këtë drejtim edhe Pendarovski është i përkushtuar në dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Më herët MPJ-ja e bullgarisë reagoi duke u shprehur se veprimet e presidentit Pendarovski janë në kundërshtim me Marrëveshjen e vitit 2017.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments