4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) SOFJA NUK HEQ DORË NGA BLLOKADA PËR MAQEDONINË E VERIUT

(VIDEO) SOFJA NUK HEQ DORË NGA BLLOKADA PËR MAQEDONINË E VERIUT

As ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, nuk arritën ta bindin Bullgarinë që ta debllokojë nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Pas takimit që kanë zhvilluar me liderët bullgarë, shefi i diplomacisë së qeverisë së përkohshme teknike në Bullgari, Svetlan Stoev, ka deklaruar se nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ata siç ka thënë, mbetet kyçe që të mbahen raportet e mira fqinjësore dhe të merren garancat e nevojshme për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

Svetlan Stoev, ministër i Jashtëm i Bullgarisë

“Jemi të hapur për dialog aktiv dhe të hapur me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presim që fqinjët tanë të punojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit. Dua të theksoj se në këtë temë ka vazhdimësi të plotë dhe nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut”.

Sipas ministrit të Jashtëm portuges Silva, procesi i zgjerimit është gjithashtu me prioritet për Portugalinë, për të cilin process ai tha se Lisbona po punon ngushtë.

Augusto Santosh Silva, ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë

“Për të dy proceset ishte shumë me rëndësi t’i dëgjojmë propozimet bullgare, iniciativat dhe shqetësimet. Ne këtë e bëjmë përmes diplomatëve kompetent dhe kanaleve politike dhe tashmë është bërë shumë. Për këtë tani është koha që të realizohen konsultime të drejtëpërdrejta politike me Bullgarinë dhe ato do të jenë me rëndësi të madhe në procesin vijues dhe shumë të rëndësishëm për kryesimin portugez”.

Komisari për Zgjerim Oliver Varheji ka thënë se çdoherë është shumë me rëndësi që të dëgjohen të dyja vendet për zgjerimin e Unionit.

Oliver Varheji, Komisari për Zgjerim

“Bullgaria është vend-antare udhëheqëse në lidhje me zhvillimin e politikës për Ballkanin Perëndimor. Për këtë vlenë që të vihet këtu për të marrë ide dhe për t’u konsultuar”.

Ndërkohë, ish ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë ka thënë se propozimi që do të sillet sot në Sofje nga ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, ndërsa me të cilin do të debllokohej procesi qasës i Maqedonisë së Veriut, nuk e plotëson pozicionin kornizë të Bullgarisë.

Derisa pritet udhëtimi i tyre drejt Shkupit, ku do të zhvillojnë takime me politikanët e vendit, sipas mediave bullgare jozyrtarisht theksohet se propozimi i dhënë nga diplomatët evropian për ta, është i papranueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments