7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) SINDIKATA DHE MINISTRIA ENDE PA MARRËVESHJE PËR RRITJEN E PAGAVE

(VIDEO) SINDIKATA DHE MINISTRIA ENDE PA MARRËVESHJE PËR RRITJEN E PAGAVE

Mbeten edhe gjashtë ditë për greveën e paralajëmruar nga Sindikata e Arsimit, në qoftë se Qeveria nuk i pranon kërkesat e tyre, për rritje të pagave, nga 1 janari i vitit 2020. Ndërkaq, ende nuk janë caktuar takime të reja mes SASHK dhe MASH, por as e njejta çështje nuk do të diskutohet në seancën e sotme të zakonshme të Qeverisë. Ministri Arbër Ademi, nuk përjashton që të realizoj një takim me përfaqësuesit  Sindikatës së Arsimit, gjatë ditës së sotme ose të nesërme. Ndërsa, zotohet se janë të koncentruar në përmirsimin e statusit material dhe social të të punësuarëve në fushën e  arsimit.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit

“Me SASHK-un jemi në komunikim të vazhdueshëm, në rrugë të duhur për të rrumbullaksuar dhe arritur një marrëveshje e cila do të përbënte ngritje historike të pagave, përbrenda një mandati të caktuar qeverisës…Sot kemi seancë të zakonshme të Qeverisë dhe nuk kemi paralajmëruar që do të ketë jashtë atyre pikave, për të cilat tashmë janë publikuar dhe për të cilat antarët e Qeverisë janë të njoftuar”.

Nga partia e LSDM-së lavdërohen se për dy vite pagën mesatare në arsim e kanë rritur mbi 2.000 denarë dhe se me rritjen e pagave në këtë fushë,  motivojnë kuadrin e arsimit për përparim dhe avancim të procesit arsimor.

LSDM

“Për vetëm 2 vite, paga mesatare në arsim është rritur për mbi 2.000 denarë. Paga mesatare për muajin gusht është 24.352 denarë, ndërsa në maj të vitit 2017 ajo ishte 22.236 denarë. Për dallim nga rritja e tillë, në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së paga mesatare për shtatë vite radhazi është rritur vetëm 850 denarë, gjegjësisht prej 21.385 denarë në maj të vitit 2010, në 22.236 denarë në maj të vitit 2017”.

Ndryshe, takimi i fundit mes ministrit të Arsimit, kryetarit të Sindikatës së Arsimit dhe kryeministrit Zoran Zaev, i realizuar gjatë të premten e kaluar nuk dha rezultate pozitive. Ata thanë së nuk kanë arritur marrëveshje, mirëpo i kanë përafruar qëndrimet.  SASHK kërkon 25% rritje të pagave, nga muaji janar i 2020-ës, ndërsa MASH ofron 10% edhe atë nga muaji prill i vitit që vjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments