3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë-Gostivar, këtë vit dyfish më shumë se vitin e kaluar janë zbuluar...

Tetovë-Gostivar, këtë vit dyfish më shumë se vitin e kaluar janë zbuluar narkodilerë

Në nëntë muajt e vitit e 2019 policia e Tetovës ka zbuluar gjithsej 134 vepra nga sfera e tregtisë së palejuar me drogë. Gjatës kësaj janë marrë rreth 38 kilogramë marijuanë, si dhe heroinë, kokainë dhe ekstaza, amfetamine, përzierje nga marijuana dhe duhani, fara nga “kanabis sativa” dhe përzierje e cila përdoret për rritje sasiore të mjeteve narkotike.

“Në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë nga gjithsej 134 vepra janë zbuluar dhe denoncuar 54 vepra penale nga sfera e tregtisë së palejuar me droga narkotike në rajonin e Tetovës dhe 80 në atë të Gostivarit. Ishin përfshirë 139 persona që paraqet numër gati dyfish më të madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 74. Nga 139 persona nga Tetova janë 53, ndërsa nga Gostivari 86”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Veprat e zbuluara penale në këtë periudhë janë rrumbullakuar me 125 padi penale (për Tetovë 49 dhe Gostivar -76), prej të cilave pjesa më e madhe – 116 kanë të bëjnë me “prodhimin e palejuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekusorëve” dhe 18 vepra “mundësim të përdorimit të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekusorëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments