7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) REGJISTRIMI NË SHKOLLAT E MESME NIS MË 14 QERSHOR KA VEND...

(VIDEO) REGJISTRIMI NË SHKOLLAT E MESME NIS MË 14 QERSHOR KA VEND PËR 30,053 NXËNËS

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme do të fillojë nga 14 qershori dhe të njëjtat do të realizohen në tre afate të caktuara. Nxënësit të cilët duhet t’i nënshtrohen provimeve korrigjuese, provimeve vjetore dhe provimeve për përparim më të shpejtë do të kenë mundësi të regjistrohen në shkollat që do të kenë vende të lira pas mbarimit të afatit të qershorit, saktësisht më 23 gusht , të cilët duhet të dorëzojnë edhe dokumente dëshmuese.

Nga MASH theksojnë se nxënësit kanë mjaft kohë për të menduar rreth të ardhmes së tyre në përzgjedhjen e drejtimit në shkolla të mesme, por nxënësit duhet të jenë të kujdesshëm të bëjnë një përzgjedhje  të përshtatshme në bazë të potencialeve të tyre dhe në bazë të asaj se çfarë kërkon më shumë tregu i punës.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Konkursi për vitin akademik 2021/2022 parasheh gjithsej 30,053 vende të lira të nxënësve në 109 shkolla të mesme, në 913 paralele, prej të cilave 19,602 vende  në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 vende në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në shkolla të artit, akademi sportive, shkolla të sportit dhe shkolla e mesme matematiko-informatike” .

Nga MASH deklarojnë se fokusi qëndron  tek arsimi profesional, si arsimim i së tashmes dhe së ardhmes. Ata gjithashtu potencojnë se në të kaluarën MASH në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit “Arsimim për mundësi punësimi në Maqedoninë e Veriut”  dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim realizuan fushatën “Mëso me zgjuarësi dhe puno profesionalisht” që ka pasur për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik për arsimin e mesëm profesional dhe rëndësinë e tij.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Kjo fushatë është realizuar në 2 faza si dhe përmes dialogut janë formuar  97 paralele në  46 shkolla të mesme në 25 komuna, të cilat së bashku me mbi 200 ndërmarrje do të zbatojnë një koncept të arsimit të dyfishtë, i cili është interesant për të rinjtë, sepse përqëndrohet më shumë në trajnimin praktik në vende të punës sesa në mësimin teorik në klasë” .

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka krijuar një politikë krejtësisht të re të bursave për nxënësit e shkollave të mesme, sipas së cilës për vitin e ri shkollor, janë paraparë 2000 bursa në vlerë prej 3.500 denarëve për gjatë 9 muajve të vitit shkollor  për të gjithë të cilët do të regjistrohen në arsimin profesional në një paralele të dyfishtë ose tre-vjeçare, ndërsa, 200 bursa në vlerë prej 2,200 denarëve në muaj do të jepen për studentët e vitit të parë në drejtime deficitare si: elektrioteknika, mekaniku, hotelieria dhe turizmi, ndërtimtaria etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments