7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajme(Video) Rahje në parlamentin bullgar pas arrestimit të Bojko Borisovit

(Video) Rahje në parlamentin bullgar pas arrestimit të Bojko Borisovit

Deputetët e Kuvendit të Bullgarisë janë përplasur në një seancë pas arrestimit të presidentit të GERB-it, Bojko Borisov mbrëmë. Përleshja ka ndodhur gjatë fjalimit të Georgi Svilenskit nga BSP-ja, ndërsa kryetari i Kuvendit Nikolaj Minçev ka tentuar t’i qetësojë.

Të gjitha grupet parlamentare u izoluan në ambientet e tyre. Është mbledhur i gjithë Këshilli i Ministrave, pa kryeministrin Kiril Petkov, por askush nuk ka dashur të japë deklaratë për media. Kaosi ndodhi kur deputetët e GERB-it në sallë e penguan Andrej Gjurovin të lexonte deklaratën e PP-së.

Ata gjithashtu penguan Svilenskin nga BSP. Në atë moment, kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desislava Atanasova, u ngrit dhe shkoi te Svilenski për t’i thënë se kishte ekzagjeruar. Me të ka shkuar i gjithë grupi parlamentar i GERB-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments