7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Policia zvicerane përdor plumba gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë...

(VIDEO) Policia zvicerane përdor plumba gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë qindra protestues kundër masave kufizuese

Policia zvicerane përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës mbrëmë vonë për të shpërndarë qindra protestues kundër masave shtrënguese në qytetin verilindor të Shën Gallen.

Fillimisht policia tha se anëtarët e saj ishin shënjestra të objekteve të ndryshme të hedhura nga protestuesit dhe ishin të detyruar të përdorin plumba gome për vetëmbrojtje. Më vonë në mbrëmje, u raportua se kokteje Molotov dhe sende të tjera të djegura u hodhën në polici, duke bërë që forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës.

Oficerët e policisë i thirrën demonstruesit të mos sulmonin dhe të mos dëmtonin pronën, dhe vëzhguesit të largoheshin.

Sipas gazetës Tagblat, rreth 1.000 njerëz dolën në rrugët e Shën Gallen, një qytet me rreth 75,000.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments