6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) PENDAROVSKI “27 PRILLIN” NUK E QUAN TERRORIZËM, NUK ËSHTË KUNDËR RIGJYKIMIT

(VIDEO) PENDAROVSKI “27 PRILLIN” NUK E QUAN TERRORIZËM, NUK ËSHTË KUNDËR RIGJYKIMIT

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se nuk janë terrorist personat të cilët më 27 prill të vitit 2017, hynë dhe ushtruan dhunë në Kuvend. Ai këtë vlerësim e ka bërë në një intervistë për telenvizionin Kanal5, ku tha se ai ka njohuri për terrorizmin dhe sigurinë dhe se atë vepër nuk e sheh si akt terrorist. Pendarovski ka thënë se nuk do të amnestojë personat e dënuar për këto ngjarje, por ai pajtohet me rigjykim të këtij rasti.

 Stevo Pendarovski

“Unë njerëzit fillimisht i pyeta rreth meje për çfarë vepre penale ndiqen, unë e di që një vepër e till penale, mendoj, formulim të tillë nuk kishte as në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua. Pasi unë diçka di rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, konsideroj se ata persona që hynë brenda nuk ishin terroristë“

Kjo deklaratë e presidentit Pendarovski ngjalli reagime të shumta në opinion dhe u interpretua si paralajmërim për amnisti ose rikualifikim të veprës në fjalë.

Në një pyetje të MIA-s, nëse Pendarovski po planifikon falje për sulmuesit e Kuvendit,  nga kabineti i tij sqarojnë se ai sugjeron që nëse dikush ka prova të reja, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e procedurave, është e nevojshme të përdoren mjetet e jashtëzakonshme juridike të garantuara ligjërisht që potencialisht mund të çojnë në rifillimin e procedurave.

Stevo Pendarovski

“Që të mos politizohet e gjithë procedura, secili që posedon dëshmi të reja duhet t’i çojë në gjykatë, dhe jo t’i jepet ngjarjes t’i japë kualifikim politik. Si legalist, presidenti Pendarovski konsideron se kjo është e vetmja mënyrë që të zgjidhen dyshimet”

Duke komentuar personat të cilët akuzohen drejtpërdrejtë për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës, Zoran Zaevit dhe deputetëve të tjerë, Pendarovski ka thënë se ata duhet të akuzohen për dhunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments