Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se nuk janë terrorist personat të cilët më 27 prill të vitit 2017, hynë dhe ushtruan dhunë në Kuvend. Ai këtë vlerësim e ka bërë në një intervistë për telenvizionin Kanal5, ku tha se ai ka njohuri për terrorizmin dhe sigurinë dhe se atë vepër nuk e sheh si akt terrorist. Pendarovski ka thënë se nuk do të amnestojë personat e dënuar për këto ngjarje, por ai pajtohet me rigjykim të këtij rasti.
Stevo Pendarovski
“Unë njerëzit fillimisht i pyeta rreth meje për çfarë vepre penale ndiqen, unë e di që një vepër e till penale, mendoj, formulim të tillë nuk kishte as në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua. Pasi unë diçka di rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, konsideroj se ata persona që hynë brenda nuk ishin terroristë“
Kjo deklaratë e presidentit Pendarovski ngjalli reagime të shumta në opinion dhe u interpretua si paralajmërim për amnisti ose rikualifikim të veprës në fjalë.
Në një pyetje të MIA-s, nëse Pendarovski po planifikon falje për sulmuesit e Kuvendit, nga kabineti i tij sqarojnë se ai sugjeron që nëse dikush ka prova të reja, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e procedurave, është e nevojshme të përdoren mjetet e jashtëzakonshme juridike të garantuara ligjërisht që potencialisht mund të çojnë në rifillimin e procedurave.
Stevo Pendarovski
“Që të mos politizohet e gjithë procedura, secili që posedon dëshmi të reja duhet t’i çojë në gjykatë, dhe jo t’i jepet ngjarjes t’i japë kualifikim politik. Si legalist, presidenti Pendarovski konsideron se kjo është e vetmja mënyrë që të zgjidhen dyshimet”
Duke komentuar personat të cilët akuzohen drejtpërdrejtë për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës, Zoran Zaevit dhe deputetëve të tjerë, Pendarovski ka thënë se ata duhet të akuzohen për dhunë.