11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaKurioziteteVIDEO / Misteri i topit të metaltë që u shfaq në plazhin...

VIDEO / Misteri i topit të metaltë që u shfaq në plazhin e qytetit japonez

Banorët dhe policia e qytetit japonez Hamamatsu City, u habitën plotësisht kur panë një top të madh metalik në plazh.

Topin “misterioz” e kishte nxjerrë në plazhi uji, dhe një banore e cila kishte hasur në të kishte lajmëruar policinë.

Ky vend u mbyll shpejt dhe ekspertët e eksplozivëve u dërguan në terren. Është vërtetuar se nuk është një mjet shpërthyes, por askush nuk e di me siguri se çfarë përfaqëson topi dhe nga ka ardhur.

Mediat lokale raportojnë se diametri i sferës është 1.5 metra dhe se është e ndryshkur, çka sugjeron se mund të jetë prej hekuri.

Gjithashtu, përmban disa doreza metalike që e lejojnë atë të ngjitet me diçka tjetër. Rrezet X konfirmuan se ajo është plotësisht e zbrazët, pra bosh.

Fotografët u bashkuan me forcat japoneze të Mbrojtjes dhe rojet bregdetare për të analizuar më tej topin e hekurt.

Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk janë aspak të interesuar për topin, e mes tyre është edhe një burrë që vrapon rregullisht përgjatë plazhit. Ai nuk e kupton pse ajo ka tërhequr kaq shumë vëmendje.

“Ka një muaj që është atje. Unë u përpoqa ta shtyja, por ajo nuk lëvizi”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments