14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaOrbani tha se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezëve, shefi...

Orbani tha se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezëve, shefi i diplomacisë çeke ofendon rëndë kryeministrin hungarez

Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezve, tensionet mes Budapestit dhe disa zyrtarëve evropianë, sa po vijnë e po rriten.

Ndër ata që reaguan ndaj deklaratave të Orbanit ishte kreu i diplomacisë sllovake, Rastislav Kaçer, i cili kritikoi Orbanin në Facebook dhe i tha atij se pikëpamjet e tij ishin “moralisht të papranueshme”, transmeton Telegrafi.

“Gjatë fundjavës, profeti i Karpateve tha se kjo nuk është lufta jonë. Është “thjesht një konflikt ushtarak midis dy shteteve sllave”. Ne duhet t’i lëmë ata të qetë, të izoluar. Në fakt, le të vrasin rusët shpejt ukrainasit. Mos të shqetësohen. Sa e neveritshme, sa patetike, sa jo e krishterë”, ka shkruar Kaçer.

Ai e përshkroi Orbanin si një aleat nga Karpatet të agresorëve rusë.

“Në një aspekt, jam dakord me të. Dërgesat e armëve në Ukrainë po zgjasin konfliktin dhe po vonojnë paqen. Furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën është Rusia. Prej një viti ata kanë sulmuar hapur Ukrainën dhe hedhin armë mbi të. Atë ditë kur rusët ndalojnë furnizimin me armë dhe paketohen për t’u nisur në shtëpi, do të ketë paqe”, ka shkruar kreu i diplomacisë sllovake.

Në fund ai tha se kishte një mesazh për të gjithë bashkëpunëtorët rusë dhe përdori një sharje në gjuhën ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments