16 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ Kryetari i bashkisë Pukë kap për fyti qytetarin dhe e kërcënon:...

VIDEO/ Kryetari i bashkisë Pukë kap për fyti qytetarin dhe e kërcënon: Për krye të fëmijëve të bëj të…

Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka shfaqur tërë frustimin e tij në ditët e fundit të drejtimit të qytetit ndaj një intelektuali të njohur në zonë.

Bëhet me dije nga dëshmitarët se Gjonaj ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarit madje edhe duke e kërcënuar me jetë.

“Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…”, dëgjohet t’i drejtohet Gjonaj, qytetarit.

Kryetari 6% i emëruar nga Rama mendon se qyteti është çifligu i tij dhe qytetarët janë skllevërit që bëjnë vetëm ato që ai ka dëshirë.

Fytyra e vërtetë e qeverisjes lokale dhe qendrore nuk është ashtu si propaganda kërkon ta shesë me zbukurime në mediat e paguara me paratë e korrupsionit, por mjafton të dalësh nga bota virtuale dhe të njihesh me terrenin dhe e kupton fare e mirë se terrori që ata po ushtrojnë në popull i kalon dhe regjimet më të egra diktatoriale.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments