10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: U VËRTETUAN PARALAJMËRIMET TONA PËR REGJISTRIMIN

(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: U VËRTETUAN PARALAJMËRIMET TONA PËR REGJISTRIMIN

Regjistrimi i popullsisë lë shumë pikëpyetje, ndërsa shumë të dhëna janë të palogjikshme. Ky është vlerësimi i parë i Aleancës për Shqiptarët lidhur me procesin e regjistrimit, i cili përfundoi më 30 shtator. Sipas deputetit të koalicionit opozitar Halil Snopçe, numri i të regjistruarve nga diaspora është shumë i vogël në krahasim me numrin real të tyre. Ata madje rikujtojnë një deklaratë të drejtorit të Entit për Statistikë Apostoll Simovski, i cili thotë se të dhënat e Entit flasin për 128.000 shtetas në Gjermani, ndërsa nga ky shtet janë regjistruar vetëm 46 mijë qytetarë.

Halil Snopçe, deputet i AAA-ASH
“Kam parasysh deklaratën e drejtorit të institutit Apostoll Simovski të dhënë më 5 korrik 2021. i cili thotë: “Të dhënat nga Enti i Statistikave të Gjermanisë janë se deri në fund të vitit 2020 në Gjermani kemi 128.000 shtetas të Maqedonisë që qëndrojnë atje….. Duke pasur parasysh faktin se vetëm 46590 qytetarë janë të regjistruar në Gjermani, publiku duhet të informohet se kujt i referohet përqindja e ulët e të regjistruarve në këtë vend por edhe në vende të tjera siç është për shembull  Kroacia ku na shfaqet numri prej vetëm 1.682 qytetarëve të regjistruar.. Një analizë më e detajuar çon në gjëra tjera të palogjikshme që ne nuk duam t’i interpretojmë”.

Snopçe tha se ka pasur shumë probleme me procesin e regjistrimit, ndërsa sipas tij janë vërtetuar edhe vërejtjet që i ka alarmuar opozita.

Halil Snopçe, deputet i AAA-ASH
“Është e nevojshme që Enti përmes një komunikate të shpjegojë rrethana të caktuara që kanë ndikuar në marrjen e këtyre të dhënave. Dua t’ju informoj se meqenëse vendi është në fushatë zgjedhore, pas përfundimit të së njëjtës, koalicioni ynë do të zbardhë analizën e tij të tendencave demografike në vend, të përgatitur nga grupi ynë analitik. Në lidhje me procesin në përgjithësi, dëshirojmë të potencojmë se është evidente se të gjitha dilemat dhe pikat kritike për të cilat alarmonim, në fund të këtij procesi u vërtetuan”.

Ndër çështjet që ka alarmuar opozita shqiptare e që janë konfirmuar në regjistrim sipas Snopçes, kanë qenë siguria e softuerit dhe aplikacionit, numri i vogël i regjistruesve, mos vazhdimi i procesit për edhe disa ditë, ndërprerjet e shpeshta të regjistrimit për shkak të rënies së softuerit dhe të ngjashme. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments