4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) GJATË BAJRAMIT DHE PASHKËVE NUK DO TË KETË ORË POLICORE

(VIDEO) GJATË BAJRAMIT DHE PASHKËVE NUK DO TË KETË ORË POLICORE

Festa e Bajramit do të kaloj pa orë policore. Kësisoj do të jetë edhe në festën e Pashkëve, më 30 prill. Kështu ka propozuar Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa Qeveria për këtë do të vendos në seancën e ditës së nesërme. Përveç kësaj, ora policore ditëve të tjera tani do të zgjatet edhe për një orë, gjegjësisht tani do të nisë nga ora 21:00. Propozim i Komisionit është edhe hapja e objekteve hotelierike, më saktësisht hapja e terasave të kafeneve.

I pyetur se cila është logjika që masat restriktive do të vazhdojnë, ndërsa  të ketë lirim të plotë gjatë festave, kur dihet se qytetarët mund të grumbullohen, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se e kanë marrë parasysh ndjeshmërinë e qytetarëve. Ndërkaq, i porositi qytetarët që të vazhdojnë të ju përmbahen masave të mbrojtjes nga Covidi-19.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë  

“Janë shumë me rëndësi ndjenjat e qytetarëve, pra si ata ndjehen dhe se si do të ndjehen gjatë këtyre restriksioneve. Megjithatë ata qytetarë kur të dëshirojnë të shkojnë në ndonjërin prej objekteve fetare, gjendja shëndetësore e lejon këtë, sepse mundet të lejohet dhe sepse është e detyrueshme që edhe bashëksitë fetare të mbajnë llogari për respektim të protokolleve. Prandaj potencoj që qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm t’i respektojnë masat dhe ato dy ditë, në këtë situatë nuk besoj se do të ndodh diçka”.

Edhe zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani bëri thirrje qytetarëve që të ju përmbahen masave edhe këto festa, në mënyrë që dalë nga dalë të kthehemi në normalitet. Ndërsa i falënderoi qytetarët që i kanë respektuar masat e deritanishme, pasi kanë bërë që të zvogëlohen shifrat e të infektuarve.

Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë

“Dua përzemërsisht t’i falenderohem me sinqeritetin më të madh të gjithë qytetarët e Republikës sonë, që këtë periudhë kur ne i kemi vendosur këto masa të lëvizjes dhe mbylljes së lokaleve, shfaqën mirëkuptim dhe i respektuan në mënyrë shumë dinjitoze të gjitha ato masa të cilat ne i kemi vendosur. Si rezultat i këtij kujdesi që e kemi pasur nga ana juaj, vërtetë solli deri te përmirësimi i numrave”.

Ministri Filipçe më tej ka thënë se duhet të mësojmë se jeta jonë nuk mund të stopoj. Ai tregoi se gjatë një bisede me ambasasadorin çek i ka thënë se edhe përskaj karantinës 2 muajshe, atje kanë pasur një valë të fuqishme dhe kanë qenë një hap para kollaborimit të spitaleve. Prandaj ai është i qëndrimit se në valën e virusit, karantina nuk ka efeket, por  kanë efekt këso masash të balancuara

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments