6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKUVEND: INTERPELANCA E SPASOVSKIT, VMRO-DPMNE BRAKTIS SEANCËN

KUVEND: INTERPELANCA E SPASOVSKIT, VMRO-DPMNE BRAKTIS SEANCËN

VMRO-DPMNE PARALAJMËRON INTERPELANCË NDAJ KRYEPARLAMENTARIT XHAFERI


Seanca ku po diskutohej për interpelancën ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, rezultoi me një paralajmërim për një tjetër interpelancë ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Interpelanca ndaj këtij të fundit do të dorëzohet nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare, për arsye se lista e folësve nuk ishte pranuar, deputetët e së cilës parti menjëherë pas fjalimit të koordinatorit të grupit parlamentar Nikolla Micevski, u larguan nga salla.

NIKOLA MICEVSKI, KOORDINATOR I GP TË VMRO-DPMNE-së

“Janë dorëzuar tre interpelanca mbi resoret kyçe, ne kemi të drejtë dë diskutojmë. Kjo nuk është demokraci, këto që ndodhin në Maqedoni  janë lëvizje tipike të sjelljes autoritare të pushtetit.Ne konform nenit 45 do të shqyrtojmë mundësinë për paraqitjen e interpelancës të bartësit të funksionit publik dhe ky jeni ju zotëri Talat Xhaferi dhe sot do të ju lejojmë vet të luani kuvend. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë këtu që të jetë paravan për sjelljen tuaj autoritare, prandaj me fat interpelanca, të jeni i qetë zotëri Spasovski, do të ju mbrojnë kolegët…”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se e mirëpret intepelancën, ndërsa nënvizon se punën e tij e bazon vetëm mbi rregulloren e Kuvendit dhe jo mbi dëshirat e partive të caktuara politike. Theksoi se VMRO-DPMNE listën e kanë dorëzuar me disa orë vonesë, ndërsa përfaqësuesi I tyre nuk ka marrë pjesë në koordinimin e sotëm.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Vetë jeni fajtorë për të dy interpelancat të cilat vetë kërkuat të hiqen nga rendi I ditës dhe rregullorja ka procedurë përmes të cilës mund të kthehet dhe e treta, unë me kënaqësi do të pres interpelancën tuaj për ushtrimin e funksionit tim, kryetar I parlamentit, sepse unë jam kryetar I kuvendit dhe këtu nuk punoj sipas qefit të partive politike, por zbatoj rregulloren.”

Nga ana tjetër ASH-AAA si propozues të interpelancës, thanë se ikja e Mijallkovit, dhënia e pasaportave dhe shtetësive personave të kërkuar nga interpoli, falsifikimi i lejeve të vozitjes, 20 mijë personat që kanë nga dy numra amë, janë vetëm disa nga arsyet, për të cilat Ministri Spasovski duhet të mbajë përgjegjësi.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-AAA

“MPB nuk punon në interes publik siç është në kushtetutë, por është vënë në shërbim të mafias, hulumtimet tregojnë se mbi 60 përqind e qytetarëve nuk kanë besim në MPB dhe kjo është para se të del afera e pasaportave dhe numrave amë, që dmth se tash besueshmëria është edhe më e dobët”

U përgjigj ministri. Ai faleminderoi opozitën për këtë interpelancën, tha se nuk ndjen përgjegjësi dhe nënvizoi se ato që opozita i numëron si dështime, në fakt janë suksese.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Më duhet të konstatoj se kjo interpelancë është e çuditshme dhe ju do të pyesni përse, sepse është paraqitur për një sukses dhe jo për një mossukses. Sasho Mijallkov kundër të cilit të gjithe ne luftuam, tani është në burg, atje e ka vendin. I njejti ai Mijallkov të cilit kishin frikë ju të opozitës emrin të ja përmendni, të njejtit i rriten vitet që duhet ti vuaj burg, prandaj duhet të jemi të qetë të gjithë së bashku.”

Iniciativën për interpelancë ndaj Spasovskit e kanë dorëzuar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por atë e kanë mbështetur edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments