8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) FILIPÇE: VJESHTA SJELL SHUMË RREZIQE, VIRUSI DËSHMOI SE ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM

(VIDEO) FILIPÇE: VJESHTA SJELL SHUMË RREZIQE, VIRUSI DËSHMOI SE ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM

Stina e vjeshtës sjell shumë rreziqe, ndërsa virusi dëshmoi se është i paparashikueshëm. Kështu paralajmëron ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përmes një videoje drejtuar opinionit. Ndaj, ai bënë thirrje që të jemi shumë të kujdesshëm. Ai siguron se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për periudhën që na pret. Ndërkaq, shton se Qeveria e re maksmimalisht do të drejtojë resurse drejt shëndetësisë me qëllim të mbështetjes së punonjësve shëndetësor dhe sigurimit të shërbimeve më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tashmë dihen. Nuk janë aq të vështira për t’u respektuar, jam i sigurt për këtë. Nevojitet vetëm të pranojmë realitetin dhe besojmë se vetëm nëse u përmbahemi masave, e gjithë kjo do të kalojë. Do ia dalim, suksesi do të jenë i përbashkët. Dua të ju siguroj se si ministër do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të qenë të gatshëm për periudhën e vjeshtës. I kemi përforcuar kapacitetet dhe kuadrot nëpër spitale”.

Më tej, ai thekson se kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi është më e madhja në 100 vitet e fundit. Për gjashtë muaj prej kur është regjistruar rasti i parë, ka pasur shumë trishtim për ata që kanë humbur të afërmit e tyre, ndërsa pasiguri ekonomike për të gjithë ne dhe ndryshim shumë të madh në jetërat tona.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë 

“Me respektim të masave për mbrojtje të shëndetit, përveç që mbroni veten dhe të afërmit, ju kontribuoni personalisht në përpjekjet e punonjësve shëndetësor të cilët për çdo ditë luftojë. E di se jeta me virus ju ka lodhur dhe e kuptoj se gjërat mund të mos jenë ashtu siç është dashur të jen. Por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Nga dita në ditë i afrohemi tejkalimit të krizës”.

Përndryshe, gjatë pesë ditëve të kaluara numri i rasteve të reja me Kovid-19 është nën 10 për qind e pacientëve të testuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments