6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) FESTIM I ZBEHTË I BAJRAMIT NË KOHË PANDEMIE

(VIDEO) FESTIM I ZBEHTË I BAJRAMIT NË KOHË PANDEMIE

Qeskat e fëmijëve në këtë Fitër Bajram nuk arritën të mbushen me ëmbëlsira sikurse në çdo Bajram tjetër, pasi vizitat derë më derë i kishin të limituara vetëm deri në orën 11:00. Edhe bakllavaja dhe ëmbëlsirat tjera këtë herë mund të shpërndahet vetëm me rrethin e ngushtë të familjes, ose eventualisht të presin ditën e tretë të kësaj feste. Rrugët që zakononisht gjatë kësaj feste ishin të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz në përpjekje për të mos lënë asnjë prej familjarëve pa e vizituar, sot ishin të zbrazëta. Zhurma e urimeve është zëvendësuar me sirenat e veturave të policisë, të cilët patrullonin nëse po respektohej ora policore.

Ky Bajram i gjeti myslimanët në një situatë pandemie, ku edhe namazi i Bajramit u fal me masa të veçanta, me maska në fytyrë, me respektim të distancës prej së paku 1,5 metrave dhe me një kufizim në kohë prej vetëm 15 minutash.

Me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, Qeveria vendosi që të ketë orë policore, me qëllim që të pengohet vizita në rrethin më të gjërë të familjarëve dhe miqëve. Ndërkaq përveç kufizimit në lëvizje, për reduktim të numrit të vizitave kanë bërë thirrje edhe institucionet shëndetësore dhe imamët dhe hoxhallarët, të cilët kanë theksuar se kjo është një mënyrë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Fitër Bajrami vjen pas agjërimit 30-ditor të muajit të Ramazanit, i cili muaj ishte, po ashtu ndryshe nga ramazanët e tjerë. Xhamitë pas rreth dy muajsh pezullim të faljes së namazeve me xhematë, u rihapën në gjysmën e dytë muajit ramazan, ndërsa besimtarët patën rastin të falin vetëm dy namaze të xhumasë dhe asnjë namaz të tеravisë. Besimtarët myslimanë as në muajin e Ramazanit nuk patën mundësi për vizita të familjarëve nëpër iftare, për shkak të vendimit të Qeverisë për orë policore, e cila fillonte rreth një orë para iftarit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments