15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomi(VIDEO) Fatmir Bytyqi: Akulloret dhe patatinat janë të dëmshme për qytetarët ndaj...

(VIDEO) Fatmir Bytyqi: Akulloret dhe patatinat janë të dëmshme për qytetarët ndaj ia kemi rrit TVSH-në

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiçi deklaroi se në seancën e ardhëshme të qeverisë do të rishikohet lista e produkteve ushqimore në Ligjin e TVSH . I pyetur se si mund që mielli, djathi,  kaçkavalli dhe specat djegës të hyjnë në kategorinë e ushqimeve luksoze, Bytyçi thotë se ekzistojnë mundësi për lëshime nga ana e qeverisë por se të njëjtat do të rishikohen.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Qytetarët kanë zakone ushqimore për produkte të caktuara, nëse në këtë moment besojmë se duhet të jenë në masën 10 %, lëmë hapësirë ​​për ta rishikuar nëse është pjesë e nevojave ditore të qytetarëve. Besoj se mund të ketë një interpretim të ndryshëm të tarifave të caktuara doganore, të produkteve të caktuara sepse nuk është plotësisht e qartë”.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Patatinat, akulloret dhe çamçakëzat hyjnë në kategorinë e produkteve jo të shëndetshme sepse kanë vlerë më të lartë të sheqerit dhe nuk konsiderohen si produkte ushqimor bazë”.

Lidhur me ushqimet e shëndetshme Bytyçi theksoi se edhe njëherë do të rishikohet lista e këtyre ushqimeve.Tv shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments