10.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeDonika Gërvalla i kërkon BE-së t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat

Donika Gërvalla i kërkon BE-së t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar të premten nga Bashkimi Evropian (BE) t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat, pas një sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh në veri të vendit muajin e kaluar.

Gërvalla i bëri këto komente në Ministrialin e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit në Tiranë, ku mori pjesë dhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Por, Gërvalla tha se “masa më e vogël që do të duhej të merrej është ngrirja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian për Serbinë.”

Serbia e mori statusin e kandidatit për t’iu bashkuar BE-së më 2012, një vit pasi nisën bisedimet mes saj dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Kosova aplikoi për këtë status në dhjetor 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments