8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ENDE NUK ËSHTË VENDOSUR NËSE DO TË MBAHET MATURA SHTETËRORE

(VIDEO) ENDE NUK ËSHTË VENDOSUR NËSE DO TË MBAHET MATURA SHTETËRORE

Akoma nuk dihet nëse matura shtetërore do të mbahet, të prolongohet, apo të anulohet tërësisht, një gjë e tillë po diskutohet dhe vendimi do të merret në bazë të interesave të nxënësve. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve se si do të veprohet pas peticionit për anulim të maturës shtetërore në të cilin kanë nënshkruar 7 000 nxënës.

Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Të gjitha opcionet janë në tryezë, është diskutuar disa herë, nuk ka hapësirë për shqetësim pasi secili vendim i yni që do ta sjellim, do të jetë në interes  të nxënësve, por gjithësesi se duhet të bëhen edhe analiza shtesë, me të gjitha sfidat që ballafaqohet dhe çështja e maturës shtetërore. Diskutohet akoma, të gjitha opcionet janë në tryezë, edhe opcioni i prolongimit të maturës shtetërore edhe opcioni i anulimit. Por duke parë interesat e nxënësve ashtu do të vendosim.”

I pyetur nëse do të ketë rritje apo ulje të notave të nxënësve të cilët janë më aktiv tani krahasuar me kohën kur realizohej mësimi i rregullt dhe anasjelltas, Ademi tha se edhe tani që mësimi zhvillohet online, vazhdon në mënyrën e njejtë sikurse në rrethana të rregullta.

Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Ne vazhdojmë në mënyrën e njejtë si në rrethana të rregullta dhe normale, kështuqë udhëzimi deri tek të gjithë mësimdhënësit për mënyrën e vlerësimit të nxënësve tashmë është nënshkruar dhe dorëzuar tek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, publike dhe private. Edhe vlerësimi në mënyrë formative dhe përmbledhës është paraparë në udhëzues dhe sipas angazhimit të treguar të secilit nxënës, duhet të bëhet vlerësimi i secilit nxënës. Në mënyrë shtesë në urdhëresë është paraparë edhe mundësia e vlerësimit të nxënësve.”

Ademi tha se pothuajse të gjitha shkollat janë angazhuar në mësimin online. Ndërsa gjatë ditës së sotme Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ajo e Informatikës dhe Administratës dhe Telekom Maqedoni, kanë nënshkruar një marrëveshje për donacion. Me këtë marrëveshje kompania telekom dhuron 18 400 kartela me 10 gigabajt internet falas në muaj, për 18 400 familje me rrezik social, me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të kyçen në procesin mësimorë online.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments