10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVIDEO/ Bosi i mafies turke Sedat Peker sulmon ministrat: Unë ia mbusha...

VIDEO/ Bosi i mafies turke Sedat Peker sulmon ministrat: Unë ia mbusha valixhet me para…

Një video tjetër me akuza serioze të ministrave turq dhe korrupsion në qeverinë Erdogan u ngarkua në mediet sociale nga shefi i mafies turke, Sedat Peker, duke shkaktuar edhe një herë bujë me deklaratat e tij.

Sipas korrespodentit të SKY në Turqi, Manolis Kostidis, Peker foli në lidhje me bisedën telefonike që ai bëri me Serdar Eksi, i cili është i martuar me një mbesë të Erdoganit dhe tha se u gjet një i kërkuar për krim të organizuar nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara në Ministrinë e Brendshme për t’u takuar me Ministrin. Sipas tij, Suleiman Soilou e thirri atë për ta ndihmuar dhe i kërkuari iku jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, kryemafiozi tha se deputeti i AKP-së Metin Kuluk është financuar shumë herë prej tij. “Unë i vë para në bagazhin e tij”, thotë ai tekstualisht.

SKY grek ngre dyshime dhe në lidhje me shitjen e CNN turk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments