11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) BDI, KRENOHEN ME DEMONSTRATAT DHE NDEROHEN NGA NJËSITI TIGRAT QË SHTYPI...

(VIDEO) BDI, KRENOHEN ME DEMONSTRATAT DHE NDEROHEN NGA NJËSITI TIGRAT QË SHTYPI DEMONSTRATAT

Para tre ditëve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në shënimin e 40 vjetorit të demonstratave studentore në Kosovë, të cilat u shtypën me dhunë nga forcat e atëhershme policore të ish Jugosllavisë. Dje, zyrtarë të lartë të kësaj partie, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, u dekoruan nga njësiti special anti-terrorist “Tigri”, që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë, Shoqata e Veteranëve të Luftës ka reaguar duke ua kujtuar krerëve të BDI-së, se pikërisht njësia speciale që nderoi dje zyrtarët e lartë të BDI-së, me pllakata jubileu, ka qenë pikërisht ajo që bashkë me njësitet e policisë serbet kanë shtypur me dhunë demonstratat studentore me të cilat u mburr ditë më parë vetë Ali Ahmeti. Nga SHVL-UÇK madje thonë se njësia “Tigri” e Maqedonisë edhe ishte themeluar pikërisht për shkak të atyre demonstratave.

SHVL-UÇK

“Në marsin e vitit 1981, pak ditë pasi morën hove demonstratat studentore në Kosovë, me vendim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë u dha urdhër që urgjentisht të formohet një njësi speciale për të penguar frymën revolucionare të shqiptarëve, të ndërpresin hovin e demonstratave dhe të likuidojnë fizikisht autorët e “Albanskiot nacionalizam, iridentizam i separatizam”, gradat e tyre janë meritë e dhunës së ushtruar ndaj arsimtarëve shqiptar të diferencuar, arrestimeve me qindra studentë, vrasja e Rexhë Malës, Nuhi Berishës, hudhja e bombave helmuese që helmuan Ylfete Humollin…”

Para tre ditëve, Ahmeti foli me shumë mall për demonstratat që filluan në mars të vitit 1981 e që mbahen mend si goditja e parë e rezistencës shqiptare ndaj ish sistemit jugosllav dhe si hapi i parë drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Në ato demonstrate, nga dhuna e ushtruar policore pati shumë të arrestuar, të lënduar që edhe sot vuajnë pasojat, ndërsa shumë protestues e aktivistë edhe humbën jetën.  /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments