3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ALTERNATIVA VENDOSI TË REFORMOHET

(VIDEO) ALTERNATIVA VENDOSI TË REFORMOHET

Kuvendi Qendror i partisë Alternativa në mbledhjen e mbrëmshme ka vendosur që të reformojë partinë.  Nga Partia informuan se ky proces do të rrjedhë në disa muaj të ardhshëm, ndërsa për detajet e këtij reformimi dhe riorganizimi, gjatë kësaj jave, Kryetari do të organizojë një brifing me gazetarët, për t’i njoftuar më hollësisht me këto detaje.

ALTERNATIVA

“Me qëllim që të konsolidohen strukturat që shfaqin nevojë për plotësime, u ngarkua Kryetari i partisë që ta realizojë procesin e reformimit të partisë, një proces që fillon me Kryesinë Qendrore dhe shtrihet deri në strukturat lokale të partisë”.

Në mbledhjen e mbrëmshme Kuvendi qendror po ashtu diskutoi  për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe e miratoi raportin e Shtabit Qendror Zgjedhor.

ALTERNATIVA

“Përveç kësaj, Kuvendi Qendror i Alternativës konstatoi se procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm për koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, ndonëse është konstatuar se vetë procesi zgjedhor lë shumë për të dëshiruar, kjo për shkak të manipulimeve të shumta, për të cilat opinioni tashmë është njoftuar”.

Kuvendi Qendror diskutoi edhe për angazhimin dhe suksesin e punës së strukturave partiake dhe me këtë rast, siз thuhet në komunikatëën e partis, konkludoi se shumica e strukturave partiake kanë qenë në krye të detyrës. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments