3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ALEANCA DHE ALTERNATIVA: KJO ËSHTË QEVERI E RRENCAVE DHE DËSHTAKËVE

(VIDEO) ALEANCA DHE ALTERNATIVA: KJO ËSHTË QEVERI E RRENCAVE DHE DËSHTAKËVE

Qeveri e rrencave dhe të dështuar. Kështu e ka vlerësuar koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, qeverisjen 100-ditëshe të koalicionit LSDM-BDI në mandatin e tyre të dytë. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se BDI nuk ka mbajtur premtimin për kryeministër shqiptar dhe as premtimet e tjera për shqiptarët, por kanë punuar vetëm për interesat e tyre.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka numëruar katër shtyllat kryesore në të cilat sipas tij ka dështuar Qeveria më së shumti gjatë tre muajve të parë e këtë tha ai e dëshmojnë shifrat e larta të të infektuarve dhe të vdekurve nga KOVID19, dështimi i procesit arsimor, gjendja e rënduar ekonomike dhe bllokimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.

Sela dhe Gashi tha se do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat demokratik për të rrëzuar Qeverinë aktuale dhe për të formuar një Qeveri të zgjeruar që do ta nxjerr vendin nga kriza aktuale dhe do t’i zgjidh problemet me të cilat ballafaqohet aktualisht.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments