8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) AKUZA PËR MOS REALIZIMIN E MËSIMIT NGA DISTANCA

(VIDEO) AKUZA PËR MOS REALIZIMIN E MËSIMIT NGA DISTANCA

Nuk është e vërtetë se mësimi online po zhvillohet në të gjitha shkollat. Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, klasat e ciklit të lartë nuk e zhvillojnë mësimin nga distanca. Kështu deklarohet Muhamed Zekiri, vajza e të cilit është nxënëse e kësaj shkolle. Ai shton se gjithçka që ata bëjnë është angazhimi që nxënësit t’i kryejnë detyrat në shtëpi, mirëpo  ai thotë se nuk mund fëmijët të angazhohen me detyra për të cilat nuk u është shpjeguar paraprakisht për temat e caktuara. Zekiri madje thotë se “Ismail Qemali” nuk është shkolla e vetme e cila mban mësim online, por ka prind që i kanë treguar se edhe në disa shkolla të komunës së Karposhit dhe të komunës e Qendër nuk zhvillohet mësimi nga distanca.

Muhamed Zekiri, prind

“Vajza ime është në klasën e tetë dhe deri tash asnjë orë online nuk e kanë zhvilluar, nxënësit e kësaj klase…Pastaj kishte prind që mu paraqitën dhe u pajtuan me mua dhe thanë se në klasat e ulëta nga klasa e parë deri në të katërt, ka raste edhe ku zhvillohet mësimi online. Këtu nuk fajësoj arsimtarët, por i replikoj ministrit të arsimit Arbër Ademit, i cili doli dhe tha se çdo kund në shkolla në vendin tonë është duke u zhvilluar pa pengesë mësimi online. Apsolutisht nuk është mësim online, nëse fëmijëve u dërgohen detyrat përmes rrjeteve sociale, përmes viberit, përmes facebook-ut, ose përmes emaili-it dhe ata ti bëjnë detyrat në shtëpi dhe të ua kthejnë arsimtarëve”.

Zekiri tha se është shqetësuese që në klasën e vajzës së saj nga 30 nxënësit në klasë, 11 prej tyre nuk kanë pajisje IT për të ndjekë mësimin.

Ndërkaq, nga shkolla në fjalë reagojnë duke thënë se ajo çfarë thotë Zekiri, se në këtë shkollë nxënësit nuk mbajnë orë online, janë lajmë të rrejshme. Ata akuzojnë se Muhamed Zekiri këtë e bënë për qëllime politike.

Shfk “Ismail Qemali”

“Është mëkat që një intelektual dhe si një prind i kësaj shkolle të mëkëmbë punën e palodhur të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve që me shumë mund dhe sakrifica e bëjnë në këto ditë të vështira. Nuk po hym në atë që ka qëllime politike apo qëllim tjetër, por se punohet munden ta vërtetojnë të gjithë arsimtarët, nxënësit si dhe prindërit të cilët angazhohen me fëmijët e tyre”.

Drejtoresha e shkollës Burbuqe Ymeri, e kontaktuar nga Televizioni Shenja, tha se për shkaqe private, për këtë temë do të mund të deklarohet ditëve në vazhdim. Ndërkohë, pritet që nga ministria e Arsimit të prononcohen për këtë çështje.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments