9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeËshtë zhbllokuar dorëzimi i ndihmës humanitare nga familja Zaevi

Është zhbllokuar dorëzimi i ndihmës humanitare nga familja Zaevi

Pas gati 15 orëve është zhbllokuar ndihma me pakot humanitare nga familja Zaev, e cila mbrëmë ishte bllokuar para një depoje në rrugën “Gjorgji Trajkov” në Strumicë, ku rreth orës 23 kishin ardhur policia dhe prokurori publik, bëri të ditur sot Aleksandër Markovski nga Shoqata “Të gjithë bashkë mundemi”.

Të dyja automjetet e policisë dhe policët ishin tërhequr sot rreth orës 13:35, ndërsa sipas Markovskit, sulmi i mbrëmshëm ka prapavijë politike “e konstruktuar nga Mickovski dhe VMRO-DPMNE”.

Ai shtoi se të gjitha ata që kanë marrë pjesë në përgatitjen e pakove janë vullnetarë të Shtabit Komunal të Krizës ose i Shoqatës së Strumicës “Të gjithë bashkë mundemi”.

Ai informoi se mbrëmë rreth orës 22:20 kishin ardhur nëpunës të policisë nga SPB-Strumicë dhe kishin filluar t’iu kërkojnë dokumente të ndryshme, ndërsa në orën 23 në depo kishin ardhur edhe një numër  plotësues i policëve.

Ngjarjen e mbrëmshme u konfirmua edhe Prokuroria Publike në Strumicë. Prokurori publik i Strumicës, Mile Petkov, tha që prokuroria kishte vepruar me kërkesë të policisë.

MIA kërkoi informacion me shkrim nga SPB-Strumicë dhe deri në publikimin e lajmit ende nuk ka një përgjigje nga policia e Strumicës./MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments