8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVështirësohet qasja deri tek Spitali Klinik i Tetovës

Vështirësohet qasja deri tek Spitali Klinik i Tetovës

Ndryshe, rruga nga Spitali Klinik i Tetovës e deri tek “Jane Sandanski” është njëkahëshe dhe automjetet hasin në vështirësi për të arritur tek spitali sidomos nga pjesët qendrore

Urim HASIPI

etovë, 30 shtator – Rregullimi i disa rrugëve në Tetovë ka vështirësuar dukshëm qasjen edhe në Spitalin Klinik të Tetovës. Kjo ka bërë që të ketë shumë kaos në trafik në këtë pjesë të qytetit, por që kaosi është transferuar edhe në rrugët tjera ku nuk zhvillohen punime. Prandaj, së fundmi, policia ka filluar me rregullim të posaçëm të komunikacionit para Spitalit Klinik të Tetovës. Bëhet fjalë për rrugën “Jane Sandanski dhe “Dimo Gavrovski”. Këto dy rrugë dhe rruga “29 Nëntori” përkrah spitalit janë njëkahëshe që edhe më shumë e rëndon qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë. Para Spitalit Klinik të Tetovës tashmë janë vendosur edhe pjesëtarë të policisë që rregullojnë komunikacionin.

Sektori për Punët e Brendshme Tetovë për çdo ditë para dhe rreth Spitalit Klinik të Tetovës nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 16, me shërbimin e policisë rrugore është i pranishëm dhe siguron trafik të rregullt dhe të sigurt në këtë zonë. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë monitoron zbatimin e regjimit të ndryshuar të trafikut dhe ndërmerr masa dhe aktivitete specifike në funksion të qarkullimit të pandërprerë të trafikut deri tek ky institucion shëndetësor, derisa kryhen punët në infrastrukturën e rrugëve. “SPB Tetovë për çdo ditë para dhe rreth Spitalit Klinik të Tetovës nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 16 me shërbimin e policisë rrugore është i pranishëm dhe siguron trafik të rregullt dhe të sigurt në këtë zonë. SPB Tetovë ka lëshuar një pëlqim trafiku për ndryshimin e regjimit të trafikut në rrugët “Jane Sandanski” dhe “Dimo-Gavrovski” që çojnë në drejtim të spitalit, të cilat janë në fazën e rindërtimit”, deklaroi zëdhënësi i Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Sipas policisë, kryerësi i punëve është i detyruar të siguroj dhe vendos sinjalizim adekuat të trafikut. “Regjimi i trafikut të ndryshuar, pas marrjes së pëlqimit, kur është çështje për rregullimin e tij, është në kompetencën e vetëqeverisjes lokale të Tetovës, gjegjësisht kompanisë kontraktuese. Kryerësi i punëve në bazë të elaborateve të dorëzuara në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është i detyruar të siguroj dhe vendos sinjalizim adekuat të trafikut dhe të realizoj të gjitha parakushtet e parapara me ligj”, tha Rexhepi. Ndryshe, rruga nga Spitali Klinik i Tetovës e deri tek “Jane Sandanski” është njëkahëshe dhe automjetet hasin në vështirësi për të arritur tek spitali sidomos nga pjesët qendrore. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments