12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVendimi për zgjedhjet do të varet nga qëndrimi i Qeverisë për gjendjen...

Vendimi për zgjedhjet do të varet nga qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme

Deri të premten do të dihet qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, i cili së bashku me mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për gjendjen me pandeminë do të jenë vendimtarë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani.

“Qëndrimi i BDI-së bazohet në dy parime themelore, ata janë konstantë. Parimi i parë është se shëndeti i qytetarëve është para cilit do proces tjetër shoqëror dhe i dyti se konsensusi është i rëndësishëm për mbajtjen e zgjedhjeve. I ndjekim në baza ditore rrjedhat epidemiologjike. Qëndrimi im është se duhet të presim deri të premten, kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, në mënyrë që të bëjmë analizë të trendeve, ta shohim mendimin e Komisionit dhe në bazë të asaj ta sjellim vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme do të ndikojë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Kështu që do të presim deri të premten se çfarë do të jetë qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse mbetet 5 korriku datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në pajtim të vendimit të presidentit, Stevo Pendarovski gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, skadon më 14 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments