14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeVendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme

Në seancën e 140 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u vendos për ngrirjen e çmimeve te produktet higjienike, paraprakisht uljen e tyre për 13 % në krahasim me çmimet e 20 marsit.

U nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për lehtësimin e mallrave dhe njerëzve ndërmjet këtyre dy vendeve, veçanërisht në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Ligjit për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Në fushën e kulturës, Qeveria vendosi themelimin e Institucionit Nacional “Qendra për kulturën e bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në Qytetin e Shkupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments