11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeVAZHDON PUBLIKIMI I BISEDAVE TË PALIGJSHME, OSMANI: AHMETI MË THA TË MOS...

VAZHDON PUBLIKIMI I BISEDAVE TË PALIGJSHME, OSMANI: AHMETI MË THA TË MOS LODHEMI ME KËTO PUNË

El Cheka vazhdon të publikojë audio-inçizime të telefonatave edhe pse profili i tij është fshirë, por me një profil tjetër me emër të njëjtë paralajmëron se do të ketë një dëshmitar në vrasjen e Harun Aliut.

Ndërsa në bisedat e publikuara deri më tani më së shumti dëgjohet kryetari Ali Ahmeti dhe Blerim Bexheti.

Por tek partia e Bashkimit Demokratik për Integrim situata është e qetë. As nuk ka pasur ndonjë mbledhje të kryesisë, thotë zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani.

Osmani tha se ka biseduar edhe me kryetarin Ahmeti për përgjimet e fundit. Ndërsa Ahmeti i ka thënë se nuk ka nevojë të harxhohet energji për këto punë.

“Unë nga Brukseli dhe nga Roma komunikova me kryetarin Ahmeti për të biseduar se a kemi qëndrim ose duhet të bëjmë diçka, qëndrimi i tij është se nuk duhet të lodhemi me këto punë dhe duhet të shofim të sigurojmë datën për bisedime për këtë vit”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

Sheqerim Ahmeti apo i njohur si El Cheka ditëve të fundit ka publikuar me dhjetëra pëgjime të telefonatave në Facebook. Në videon e fundit thotë se do t’i shpërthejë të gjitha bombat që posedojnë, deri në zbardhjen e rastit të Kumanovës.

“Kam pritur katër vjet drejtësi dhe të ndërhyjnë ndërkombëtarët në lidhje me këtë çështje.  Por ja që nuk ka ndodhur akoma për atë posedojmë shumë video, gjithashtu kemi një numër të madh të incizimeve të tyre dhe nuk do të ndalemi deri sa nuk do të ketë një hetim ndërkombëtar. Të gjitha videot e hetimit do ti shpërndajmë deri atëherë kur ndërkombëtaret të marrin masa”, u shpreh Sheqerim Ahmet “El-Cheka”.

Kreshnik Bekteshi dje theksoi se bisedat janë private dhe se nuk duhet të keqinterpretohen. Bombat është duke i analizuar edhe Prokuroria Speciale ndërsa me urdhër të prokurorisë është kërkuar edhe fshirja e profilit të El Chekës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments