10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVazhdon protesta para Qeverisë, protestuesit: Propozimi francez, tradhti

Vazhdon protesta para Qeverisë, protestuesit: Propozimi francez, tradhti

Protesta e quajtur si mbarë popullore e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE dhe partitë tjera opozitare maqedonase, vazhdojnë edhe sot. Derisa mbrëmë disa qytetarë qëndruar para Qeverisë, sot kjo rrugë është bllokuar me automjete dhe qytetarë të tjerë”.

Protestuesve që gjithë natën qëndruan para Qeverisë iu bashkua edhe lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski.

“Sot ose gjatë ditës së nesërme në seancë qeveritare do të kalojë në praktikë “Po-ja” pozitive e Bujar Osmanit me çka formalisht do të nënshkruhet protokolli i seancës së dytë ndërqeveritare të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se me këtë Qeveria pajtohet me proces verbalin e seancës së parë ndërqeveritare dhe kur të krijohen kushtet ta pranojnë edhe kornizën negociuese ku janë përfshirë edhe historia, edhe arsimi edhe kultura e kështu me radhë”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë protestuesit thonë se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa t’i thuhet “jo” propozimit.

“Propozimi francez është tradhtia e dytë që i ndodh Maqedonisë menjëherë pas Marrëveshjes së Prespës”, thotë një protestuese.

“Unë jam kundër këtij propozimi, andaj jam këtu që të protestojmë që të mos votohet”, shprehet një protestues.

“Dihet kush jemi e çka jemi, e nuk ka nevojë të negociohet për atë, nuk ka nevojë edhe në tavolinë të ulemi për këtë… gjithë ditën do të rrimë këtu dhe jo vetëm sonte por deri kur të ketë nevojë”, thekson një protestues tjetër.

Protesta para qeverisë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments