8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSela apel partive maqedonase dhe BDI-së: Ta heqim nga Kushtetuta definicionin 20%...

Sela apel partive maqedonase dhe BDI-së: Ta heqim nga Kushtetuta definicionin 20% për gjuhën shqipe!

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se me hapjen e Kushtetutës për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Premabulë, duhet të ndryshohet edhe pjesa ku gjuha shqipe definohet si “20%”. Sela tha

“Më vjen mirë se i gjithë spektri politik maqedonas është shumë i interesuar për të ruajtur gjuhën e tyre, me fanatizëm bile. Të njëjtin qëndrim ia shfaqa edhe kryeministrit. Do të kisha dashur dhe i bëj apel që me po të njëjtin fanatizëm të kuptojnë që edhe si ndihen shqiptarët kur trajtimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë nuk trajtohet as me ndonjë fusnotë, gjuha shqipe dhe të ketë ndonjë fusnotë ose ku di çfarë, nuk ka asnjë element që i thotë gjuha shqipe, përkundrazi gjithë e dinë se definicioni për gjuhën shqipe është gjuha që flasin mbi 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase”,

Kur të hapet Kushtetuta, ajo duhet korrigjuar dhe në të duhet të thuhet gjuha shqipe dhe jo përkufizimi “gjuha e folur nga më shumë se 20 për qind e “Do të ishte mirë të trajtohej edhe kjo. Aleanca për Shqiptarët do të insistojë në këtë. I bëj apel BDI-së që të merret me ndryshimin e këtij definicioni, sepse me sa i kuptoj unë maqedonasit, tani bëhet fjalë për dinjitetin e tyre, kështu që edhe ata duhet ta kuptojnë dinjitetin e shqiptarëve”., tha Sela pas takimit me Kovaçevskin. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments