19.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeVazhdojnë premtimet për rrugën Tetovë-Prizren! Rexhepi: Muajëve në vijim projekti do të...

Vazhdojnë premtimet për rrugën Tetovë-Prizren! Rexhepi: Muajëve në vijim projekti do të jetë pjesë e “Rrugëve Shtetërore”

Rruga Tetovë-Prizren vazhdon të mbet premtim. Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi thotë se së shpejti do të bëhet projektimi për këtë rrugë.

 “Kjo është një rrugë që do të jetë me një gjatësi prej 40 kilometrave dhe me një tunel prej 6 kilometrave, në pjesën e Maqedonisë pjesa e tuneleve do të jetë 3.2 kilometra kurse pjesa tjetër do të jetë në pjesën e Kosovës. Si konkluzion mes dy komisioneve është bërë që projektimi të bëhet nga pala e Maqedonisë së Veriut kurse financimi propocinalisht mes dy vendeve”, theksoi Bekim Rexhepi, zëvendësministër për Transport dhe Lidhje.

or kur do të nisë ndërtimi? Rexhepi nuk jep ndonjë datë konkrete por thotë se gjatë muajve në vazhdim do futet fillimisht në programin e “Rrugëve shtetërore”.

 “Pritet që muajve në vazhdim ky projekt të jetë pjesë e ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”  dhe gjatë muajve në vijim shpresoj se do të fillohet me fazën e projektimit të rrugës dhe më tutje ndërtimin i të njëjtës”, pohoi Bekim Rexhepi, zëvendësministër për Transport dhe Lidhje.

Kjo rrugë premtohet mbi dy dekada. Madje edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ish-deputeti Bajram Rexhepi kërkoi votat e tetovarëve me premtimin e ndërtimit të kësaj rruge.

 “Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren është një projekt kapital i një rëndësie jetike jo për rajonin e Pollogut por për të gjithë vendin, realizimi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të zonës do të zhvilloj qarkullimin tregtarë mes dy vendeve”, tha Bekim Rexhepi, zëvendësministër për Transport dhe Lidhje. (15.07.2021).

Edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se është biseduar për këtë rrugë. Ndërsa Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në një deklaratë për mediat në Kosovë pat thënë se hapja  e rrugës Tetovë-Prizren nuk mund të hapet brenda këtij mandati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments