12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVarhelyi: Qeveria të dëshmojë ndryshimin, duhet të shohim punë të shpejtë dhe...

Varhelyi: Qeveria të dëshmojë ndryshimin, duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive

Eurokomisari, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi ndihmën prej 9 miliard eurove që Komisioni Evropian ka ndarë për Maqedoninë e Veriut. Varhelyi theksoi se pret nga qeveria të dëshmojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.

“Ne kemi një ofertë për ju edhe për shtetin tuaj, dhe oferta është se duhet ta implementoni. Ne jemi të gatshëm ta implementojmë këtë në “linjë të shpejtë”. Na duhet që ju të realizoni reformat. Duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive në terren kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, në lidhje me të gjitha reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, si në gjyqësorë, në prokurori. Na duhen rezultate, që të kemi çfarë të dëshmojmë para shteteve anëtare”, tha mes tjerash eurokomisari Varhelyi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments