19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaSportMPB me masa të rrepta,frikë nga provokimet

MPB me masa të rrepta,frikë nga provokimet

Ministria e Brendshme e MV, brenda kompetencave të saj, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet e tjera kompetente, vepron në drejtim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve. Të gjitha masat dhe aktivitetet janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë pas mbërritjes në Shkup, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes. Ministria e Brendshme e MV gjithashtu informoi publikun se në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e Covid – 19.

Në të njëjtën kohë, edhe një herë, ata informuan qytetarët se, në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe Vendimeve të Qeverisë, prania e një auditori në stadium nuk lejohet. Ata i kanë bërë apel qytetarëve që të mos organizojnë përcjellje të ndeshjes së bashku.

”Vetëm duke respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e Covid 19 do të ndihmojmë në normalizimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e MB të Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka frikë ka incidentet që mund të ndodhin, duke marrë parasysh natyrën dhe historinë e dy protagonistëve të kësaj sfide.

”Ne u bëjmë thirrje grupeve të tifozëve, me të cilat shumica e Departamenteve të Brendshme, dmth. Departamenti për Parandalim, mbajti takime, të përmbahen nga incidentet, përdorimi i gjuhës së urrejtjes ose prishjeve të tjera të rendit dhe paqes, sepse do të sanksionohet rreptësisht”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments