12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVarheji kërkon garancione që zgjedhjet do të jenë korrekte

Varheji kërkon garancione që zgjedhjet do të jenë korrekte

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, në konferencë për shtyp sot porositi se do të kontaktojë me autoritetet e Maqedonisë për garancione se ka kohë të mjaftueshme për fushatë zgjedhore dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, lajmëroi korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Brukseli.

“E pashë  njoftimin e qeverisë se ka për qëllim të mbajë zgjedhje në fillim të korrikut,  duhet t’i shikoj detajet,  atë që tani për tani mund ta them  është se zgjedhjet  duhet të jenë korrekte  dhe të lira dhe  të ketë kohë të mjaftueshme për  fushatë, mundësi që partitë të udhëheqin fushatë. Duhet të shohim edhe si kjo  mund të implementohet  nën rregullat Kovid, do ta hap këtë çështje me autoritetet e Maqedonisë sepse është shumë e rëndësishme të sigurohet se zgjedhjet do të jenë tërësisht korrekte”, tha Varheji.

Eurokomisari paralajmëroi se korrniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të publikohet “në ditët në vijim” dhe se qëllimi i Komisionit Evropian është çështja të vendoset në tryezë  të ministrave  për punë të jashtme dhe evropiane të BE-së javën e ardhshme.

Raportet për përparimin e vendeve nga rajoni janë anuluar për në vjeshtë.  tm/sa/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments