15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeVarhei:Nëse dështon RMV me Bullgarinë. BE duhet të ecë përpara me zgjerimin...

Varhei:Nëse dështon RMV me Bullgarinë. BE duhet të ecë përpara me zgjerimin nuk mund të “humbasë kohë”

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhei tha se Bashkimi Evropian duhet të shkojë përpara me zgjerimin e bllokut dhe nuk mund të “humbasë më kohë”.

Qëllimi i BE mbetet i njëjtë dhe ai është fillimi i bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, tha Varheji në një intervistë botuar në të përditshmen Magyar Nemzet.

Ai shtoi se konferencat përkatëse ndërqeveritare janë planifikuar të fillojnë në qershor, raporton agjencia hungareze MTI.

Ndërsa për veton e vazhdueshme të Bullgarisë në fillimin e bisedimeve zyrtare me Maqedoninë e veriut, komisioneri theksoi përpjekjet e mëdha të BE për “zgjidhjen e asaj situate”.

“Nëse ato përpjekje dështojnë, ne duhet të konsiderojmë fillimin e bisedimeve ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë,” tha Varheji, duke shtuar se “mosmarrëveshja dypalëshe nuk mund të mbështesë të gjithë procesin e zgjerimit”.

Duke komentuar mbi Ballkanin Perëndimor ku ai bëri një vizitë pune javën e kaluar, Varhei tha se BE pret që afërsisht 651,000 doza të vaksinave Pfizer të vendosura në rajon do të rrisin ndjeshëm efektivitetin e masave lokale të mbrojtjes së koronavirusit.

Ai shtoi se BE po punon gjithashtu për të siguruar vaksina të tjera të miratuara nga BE në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments