8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVan Hojte / LSDM dhe VMRO bënë marrëveshje për PSP-në pa shqiptarët

Van Hojte / LSDM dhe VMRO bënë marrëveshje për PSP-në pa shqiptarët

Katica Janeva ishte zgjedhje e Nikolla Guevskit, por kjo nuk dukej se po e shqetësonte dhe pengonte LSDM-në, kështu ka deklaruar në intervistë për IRL, Piter Van Hojte, i cili ishte ndërmjetësues në negociatat e ashtuquajtura të Përzhinos, që rezultuan me Marrëveshje për formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
“Katica Janeva ishte zgjedhja e Gruevskit, por nuk dukej se e shqetësonte LSDM-në. Kemi pasur diskutime dhe standardizime të gjata se si të zgjidhet prokurori special, dhe se secila parti do të ketë kandidatin e vet. Dhe atëherë u çudita sepse dy partitë më të mëdha dukej se kishin një marrëveshje të brendshme. Kjo është ndjenja ime. Pastaj u zgjodh ai kandidat. U gëzova që nuk kishte më asnjë problem. Ata biseduan jashtë procesit. Kam besuar në atë kohë se ishte një zhvillim i mirë. Tani nuk jam i sigurt. Ndoshta kjo ishte pjesë e një marrëveshje më të madhe. Nuk e di, por mbase një ditë do të jetë më e qartë për mua”, thotë Van Hojte. Në intervistë, ai thekson se nga perspektiva e sotme është i zhgënjyer nga ajo që LSDM-ja nuk kishte problem me sistemin, por, siç thotë ai, partia dëshironte të merrte pushtetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments