10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaEkonomiUshqimi shtrejtohet / Pse çmimet e vajit për gatim , sheqerit, qumështit...

Ushqimi shtrejtohet / Pse çmimet e vajit për gatim , sheqerit, qumështit janë në rritje?

Ushqimi po bëhet më i shtrenjtë në të gjithë botën.

Në nëntor, çmimet ishin më të lartat në gjashtë vitet e fundit.

Treguesi regjistroi rritjen më të fortë mujore që nga korriku 2012, sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë FAO e KB. Indeksi i çmimit të drithërave u rrit me 2.5 përqind në nëntor krahasuar me muajin e kaluar dhe tani është afër 20 përqind mbi vitin e kaluar. Çmimet po kërcejnë për shkak të rritjes së çmimeve të vajit vegjetal me madje 14,4 përqind në bazë mujore, kryesisht për shkak të rritjes së vajit të palmës si rezultat i rënies së mprehtë të rezervave globale. Çmimet mesatare të sheqerit u hodhën 3.3 përqind në bazë mujore në nëntor për shkak të motit të keq dhe perspektivave të korrjes në BE, Rusi dhe Tajlandë. Indeksi i qumështit u rrit me 0.9 përqind. Indeksi i mishit u rrit 0.9 përqind në bazë mujore, duke shënuar fundin e një serie dy muaj rresht të rënies.

Në muajt e fundit, vaji i gatimit dhe sheqeri kanë vazhduar të ngriten në çmimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments