-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaUSAID: 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur...

USAID: 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Shqipëri ka bërë të ditur sot se, “Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim, së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të shpenzojnë deri në 100 milion dollarë në fonde ekzistuese për të luftuar sëmundjen koronavirus COVID-19 jashtë shtetit, duke demonstruar udhëheqjen e vazhdueshme amerikane në luftën globale kundër sëmundjeve infektive.

Paratë do të financojnë përpjekjet për forcimin e laboratorit, komunikimin e rrezikut dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse personale, të tilla si maska, dorezat dhe veshjet.

Ndihma e SHBA pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm amerikan për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive. Siç përshkruhet në Strategjinë e saj të Sigurisë Globale të Shëndetit, Sh.B.A është partnere me vendet e tjera për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar më mirë ndaj kërcënimeve të sëmundjes infektive në burim.

Që nga viti 2009, USAID ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve shëndetësore endemike dhe në zhvillim, përfshirë sëmundje si COVID-19.

Kompanitë farmaceutike amerikane, përfshirë Inovio dhe Johnson & Johnson, gjithashtu po merren me zbulimin e vaksinave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments