17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeUrsulla fon der Lajen i bën thirrje Zaevit që mos të humbet...

Ursulla fon der Lajen i bën thirrje Zaevit që mos të humbet kohë: Ejani tani të bëjmë edhe një hap para

Sa më shpejtë të fillojnë negociatat e Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është dëshira që e shprehu kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen sot në Shkup.

Megjithatë, ftoi kryeministrin e vendit, Zoran Zaev që të bëjë edhe një hap para për mbajtjen e seancës së përbashkët ndërqeveritare.

“Ju ftoj që të mos humbni kohë. Erdhëm deri këtu, bëtë aq rrugë të gjatë dhe bëtë aq shumë përparim dhe me të vërtetë ju uroj për gjithë këtë. Ejani tani të bëjmë edhe një hap para. Ju keni mbështetjen e shumë miqve në Bashkimin Evropian dhe në Komisionin Evropian dhe eja të punojmë vyeshëm në mbajtjen e asaj seance të përbashkët. Ky do të jetë qëllimi i juaj i përbashkët. Edhe një herë ju uroj për reformat që i ka realizuar Maqedonia e Veriut në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftimit të korrupsionit. Është e rëndësishme të mbahet kjo dinamikë dhe në fund me siguri se kjo do të shpërblehet”, tha fon der Lajen, transmeton TV21.

E pyetur se kush është hapi i fundit që duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut dhe pse tha në Tiranë se pret që në fund të vitit të mbahet seanca e përbashkët, fon der Lajen me përgjigje:

“Po, punojmë me të dy palët, edhe me Bullgarinë, me qëllim që të tejkalojmë këtë pengesë të fundit dhe të fillojmë me seancën e parë ndërqeveritare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments